Tiranë/ 52-vjeçari godet me thikë në qafë gruan e tij, arrestohet i dënuari më parë për vrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku një 52-vjeçar ka qëlluar me thikë në bark dhe qaftë gruan e tij 46-vjeçare.

Autori Jakup Shahu është vënë menjëherë nën prangat e policisë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë”, ndërsa gruaja e tij Edlira Shahu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

"Më datë 23.05.2024, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi J. Sh., 52 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë, bashkëshorten e tij, shtetasen E. Sh., 46 vjeçe. 46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë."

52-vjeçari është person me precedent penal pasi në vitin 2011 ka bërë vrasje dhe ka kryer 13 vite burg. Çifti janë prindër të një fëmije, e cila nuk ka qenë në banesa kur ka ndodhur ngjarja në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Jakup (Arben) Shahu rezulton me precedente penale, pasi ka qëlluar për vdekje 28-vjeçarin Arjan Mejdani më 7 shtator 2011. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:40, në lagjen “Selitë”, te rruga “Irfan Tomini” në Tiranë. Në sherr u përfshinë autori i krimit, shtetasi Agron Isiu, si edhe viktima, Bujar Mejdani e Arben Muharremi (Këta dy të fundit mbetën të plagosur).

Pas ngjarjes u arrestuan Jakup Shahu, i cili qëlloi për vdekje 28-vjeçarin Arjan Mejdani, ndërsa Agron Isiu su autori i plagosjes së dy personave të dëmtuar në ngjarje, Bujar Mejdani e Arben Muharremi. Viktima, të plagosurit dhe autorët, që i përkasin komunitetit rom, kanë pasur një konflikt për motive xhelozie, konflikt që pati pasoja tragjike.