Rey Manaj në formacionin e javës në Turqi me notën më të lartë

Sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj është përzgjedhur në majën e sulmit për raundin e 37-të në elitën e futbollit turk.

Manaj ka merituar notën 8.3 e cila është më e larta mes 11 emrave që janë në formacion.

Sivasspori i Manaj fitoi 1-3 në udhëtim kundër Istanbulspor, teksa lushnjari asistoi në minutën e 54-t për golin e tretë.

Paçka se nuk shënoi vetë, Manaj sërish është lider për ekipin dhe në Turqi janë dashuruar me lojën e 27-vjeçarit.

Ai pritet të jetë pjesë e listës që Sylvinho do të shpallë për në Euro 2024.

22 golat e këtij sezoni e kanë bërë Manajn të shumëkërkuar nga klubet më në zë të Turqisë dhe jo vetëm, teksa ai ka merituar rikthimin me kombëtaren shqiptare.

Rey Manaj në formacionin e javës në Turqi me notën më