Po priste autobusin, shoferi shqiptar tenton ta për*hunojë, dëshmia tronditëse e 27-vjeçares: Filloi të më prekte...

Një shqiptar i arrestuar për përdhunimin e 27-vjeçareje në Greqi, është bërë e ditur që është lënë i lirë.

46-vjeçari punonte si shofer autobusi në një kompani ku punonte edhe 27-vjeçarja. Ai është dërguar në Prokurori dhe më pas për tu hetuar, pas një kërkimi falje nga ana e shqiptarit ai u la i lirë pa vendosur kushte kufizuese.

Rasti u bë i ditur kur 27-vjeçarja u ankua për 46-vjeçari se i kishte ngritur kurth dhe më pas e kishte përdhunuar brutalisht teksa ajo ishte duke pritur autobusin për t’a dërguar në shtëpi.

Sipas dëshmisë së 27-vjeçares gjithçka ndodhi në orët e para të 13 majit kur 46-vjeçari i ka thënë të priste pasi autobusi ishte mbushur dhe ai do të kthehej më vonë për të.

Pasi ai u kthye për vajzën nuk u drejtua në kompaninë ku duhej por në një zonë malore dhe më pas parkoi diku. Pas kësaj ai filloi ta prekte me duar duke e lënduar.

Kur 27-vjeçarja filloi të qante, gjithçka që bëri 46-vjeçari, sipas denoncimit, ishte t’i thoshte të qetësohej para se ta çonte në punë.

Një ditë pas përdhunimit të dyshuar, gruaja shkoi në Departamentin e Sigurisë së Aspropirgos, përshkroi atë që ndodhi me 46-vjeçarin dhe duke qenë se ajo kishte gjakderdhje, ajo u dërgua në një klinikë për analiza dhe ndihmë. Pak orë pas denoncimit, efektivët e policisë DIAS arrestuan 46-vjeçarin në Aspropirgos.