I përmendin Gracianon në studio, Argjira bën veprimin e papritur
Në një prej emisioneve më të njohura televizive, “E Diell”, një pyetje e papritur e bën Argjirën të largohet nga studio.
Albi Nako, një nga te ftuarit ne emision dhe ish-banor i spektaklit televiziv "Big Brother VIP", vendosi t'i drejtojë një pyetje Argjirës.
Në momentin kur po flitej për turizmin, Albi Nako drejton pyetjen e tij ndaj Argjirës, duke i përmendur partnerin e saj, Gracianon, gjithashtu ish-banor i "Big Brother VIP". Pyetja e tij për moderatoren shkon përtej temës, duke e sjellë në qendër të vëmendjes jetën personale të saj dhe të partnerit të saj.
“Me që folem për turizmin, doja të shtoja një gjë të them Argjirës, pas daljes së Gracianos nga Big Brother, duart e tij a kanë praktikuar turizëm në qenien tënde?” – ishte pyetja e Albi Nakos.
Reagimi i Argjirës është i qartë. Ajo përgjigjet me një “eh çi keni këto pyetje” dhe largohet nga programi.
