Krasniqi: Mos anëtarësimi në KiE, lojë ndaj Kosovës duke i vënë kusht Asociacionin

Sekretari i Institutit shqiptar për Gjeopolitikë, Agim Krasniqi në një intervistë në Ora News u shpreh se mos anëtarësimi në KiE është një lojë ndaj Kosovës duke i vënë kusht Asociacionin.

Krasniqi: Çështja e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë i kaloi dy faza dhe pritej finalizimi i saj dmth në kushte normale kjo do duhej të ndodhte.

Ndërsa nga një vlerësim tjetër e shoh që sigurisht paska qenë një lojë e kësaj organizate që ta josh Kosovën drejt anëtarësimit të saj në mënyrë që ti vihet kusht domethënë asociacioni.

Egziston një aksiomë të cilën e kemi parë shpesh në filma ku thuhet se bëje një ofertë që pala patjetër duhet ta refuzojë.

Oferta që e bënë faktorët e Këshillit Evropian e shtynë Kosovën që ta refuzojë një kërkesë që është Asociacioni.