Plagosja e kryeministrit Fico, Parlamenti i Sllovakisë voton pro rezolutës që dënon dhunën e motivuar politikisht

Parlamenti i Sllovakisë votoi njëzëri sot për të dënuar dhunën e motivuar politikisht, raportoi Associated Press.

Deputetët miratuan një rezolutë që u bën thirrje partive politike, organizatave qytetare dhe mediave të respektojnë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare dhe të përmbahen nga përhapja e urrejtjes kundër qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike.

Një vendim i tillë vjen pas plagosjes së kryeministrit Robert Fico nga një person i cili ishte anëtar i turmës që po përshëndeste kryeministrin. Gjendja e tij vijon të jetë e rëndë por e ka kaluar rrezikun për jetën.