“Kam ëndërr të…”/ Bëri 30 herë se*ks me nxënësin 17-vjeçar, mësuesja dënohet me 13 vite burg
Mësuesja Heather Hare është dënuar me 13 vjet burg në SHBA për marrëdhënie seksuale me një student 17-vjeçar, ku një nga takimet u zhvillua ndërsa ai ishte në një udhëtim me shokët e tjerë të klasës në Uashington.
Hare po jepte mësime për ekonomi shtëpiake në shkollën e mesme Bryant në Arkansas, ku takoi të miturin. Në fakt, në vitin 2020, ajo u bë e njohur në SHBA kur studentët e saj i thanë lamtumirën në emisionin Good Morning America, pasi mësimet u anuluan për shkak të një pandemie.
Sipas prokurorit, 17-vjeçari JR i tha policisë se u takua me Hare në ditën e parë të vitit të tij të fundit në shkollën e mesme në vjeshtën e vitit 2021. “Hare filloi me seancat e këshillimit kokë më kokë përpara se t’i jepte telefonin e saj dhe ata filluan kontaktet përmes Instagram dhe Snapchat. Në një moment ajo i tha se kishte ëndërr të bënte seks me të”, shtoi prokurori.
Sipas dosjes së hetimit mësuesja 33-vjeçare ka pasur 20 deri në 30 takime seksuale me nxënësin 17-vjeçar gjatë vitit shkollor 2021-2022 në vende të ndryshme duke përfshirë shtëpinë e saj, klasën dhe parkingun e shkollës.
Hair, e cila nuk hezitoi të bënte seks me 17-vjeçarin gjatë një udhëtimi shkollor në prill 2022 në Uashington, është deklaruar fajtor, mes akuzave të tjera, për sulm seksual ndaj një të mituri.
Former Bryant HS teacher and convicted sexual predator Heather Hare and her victim in better days. pic.twitter.com/kXevaK6kAm
— SnarkyMedia (@SnarkyMedia) January 24, 2024

