TRAGJEDI NË NËNTOKË/ Shembet galeria në Martanesh, një minator ndërron jetë
Një aksident me vdekje është shënuar këtë të martë në minierën e Martaneshit, ku një minator ka humbur jetën teksa ishte duke punuar në galeri.
Viktima është identifikuar si Armond Peshku, 29 vjeç.
Mësohet se viktima bashkë me kolegë të tij, ishin duke punuar kur iu ra një masiv gurësh përsipër.
Për pasojë tre minatorë janë plagosur, ndërsa njëri prej tyre ka humbur jetën.
Ndërkohë, është plagosur rëndë një tjetër minator, Hajdar Bala, i cili është dërguar me urgjencë me helikopter drejt Spitalit të Traumës, pasi ndodhet me gjendje të rëndë për jetën.
Kanë qenë minatorë të tjerë që kanë informuar për shembjen e galerisë.
Grupi i hetimor dhe avari shpëtimi kanë ardhur dhe përfaqësues të firmës, kanë shkruar menjëherë në vendngjarje.
Ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e minatorëve, ku njëri ka dalë i pajetë dhe tjetri në gjendje kritike për jetën.
“Me datë 21.05.2024, rreth orës 12.50, dyshohet se janë aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Thekën, Martanesh, shtetasi A.P., dhe H.B., të dy me detyrë vagonist në minierë.
Si pasojë e plagëve të marra shtetasi A.P., ka humbur jetën, ndërsa shtetasi H.B., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, informoi policia.


