IT-ja arrestohet për mashtrim dhe fasifikim, reagon gjykata e Korçës: Është pjesë e strukturës organike, por…


Pas njoftimit që publikoi sot Prokuroria e Tiranës se punonjësi i IT në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ishte arrestuar për mashtrim dhe falsifikim, vjen reagimi nga ky institucion.

Gjykata e Korçës sqaron se shtetasi me inicialet ZH.L., është pjesë e strukturës organike të këtij institucioni.

“Nga informacionet paraprake në media, jeni vënë në dijeni për arrestimin e shtetasit Zh.L, ku sipas këtyre mediave ky shtetas ushtron funksionin Shef i IT apo Specialist IT në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Ju sqarojmë se shtetasi i lartpërmendur është pjesë e strukturës organike të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë me funksion Specialist pranë Zyrës së Shërbimit Pogradec, dhe jo në pozicionet e përmendura në media.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin!”, thuhet në reagimin e Gjykatës.