FOTO/ Anna Lika dhe Bjordi nuk fshihen më pas 2 vitesh lidhje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2024, 17:07
Pas gati 2 vitesh lidhjeje, Anna Lika dhe Bjordi nuk fshihen më. Madje, lidhja tyre tashmë është formalizuar, duke qenë se në të njëjtën tavolinë me çiftin gjatë ditëlindjes së gazetarit Eraldo Rexho ishte edhe tezja e Annës, Inis Gjoni.
Të dy të kombinuar me ngjyrat e tokës, dyshja kanë pozuar të përqafuar, një pozë që nuk e kishim parë më herët nga aktorja dhe regjisori.
Çifti prej kohësh kanë mohuar thashethemet se janë në një romancë, edhe pse gjithnjë janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Anna ka vendosur të bëjë publike duke postuar një foto në rrjetin social “Instagram”, teksa qëndron përkrah regjisorit të filmave. Të dy kanë zgjedhur që këtë histori dashurie ta jetojnë larg vëmendjes mediatike.


