Familja shqiptare në rrezik/ Sociologët: Ka mungesë të politikave të shtetit. Çiftet e reja dhe të moshuarit s’kanë vëmendje

Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes sociologët ngrenë alarmin e transformimit të familjes dhe shpesh zhbërje të saj. Entela Binjaku kërkon nga shteti më shumë politika sociale sidomos ndaj të rinjve, por edhe të krijohen kushtet e duhura për të moshuarit

Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, ekspertët shqiptarë ngrenë alarmin për transformimin dhe neglizhencën e shtetit, kryesisht ndaj familjeve të reja, por edhe çifteve të moshuara.

Sociologia Entela Binjaku tërheq vëmendjen për situatën që po kalojnë të moshuarit.

Dhe shkaqet sipas saj janë të shumta.

Por ashtu si të moshuarit, edhe çiftet e reja përballen me probleme të forta, që lidhen kryesisht me politikat dhe mungesën e vëmendjes së duhur nga shteti.

Por familja shqiptare prej kohësh tashmë përballet me një alarm të shtuar, Dhuna dhe fshehja e saj.

Problemet e çifteve shqiptare po reflektohen edhe tek lindshmëria në vend, ku të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave dëshmojë plakje të shpejtë të popullsisë.