BE zgjeron masat kufizuese kundër Iranit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2024, 07:01
Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur të zgjerojë masat kufizuese kundër Iranit.
Sipas informacioneve, Irani është sanksionuar për mbështetjen e Rusisë në luftën në Ukrainë dhe rebelëve Houthi nga Jemeni në rajonin e Detit të Kuq.
Është raportuar se eksporti i dronëve dhe përbërësve të tyre është përfshirë në listën e sanksioneve. Gjithashtu, masa kufizuese janë zbatuar ndaj një numri personash juridikë dhe fizikë të Iranit.
