Përleshje e protesta para parlametit të Gjeorgjisë, arrestohen 13 persona për huliganizëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2024, 06:21
13 persona janë arrestuar në protestën kundër ligjit për “agjentët e huaj” në Tbilisi, kryeqyteti i Gjeorgjisë, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjeorgjisë.
Ata u ndaluan për huliganizëm dhe mosbindje ndaj policisë.
Veçanërisht pas miratimit të ligjit ka pasur tensione mes policisë dhe protestuesve.
Tensionet vazhduan në rrugën Rustaveli, ku ndodhet godina e Kuvendit. Policia ka kontrollin e plotë të godinës. Në zonë u përfshinë një numër i madh i forcave speciale të policisë dhe topa uji.
