Policia turke arreston 56 persona, dyshohen se janë pjesë e organizatës terroriste ISIS
Policia turke ka arrestuar 56 anëtarë të dyshuar të grupit të Shtetit Islamik (ISIS) në operacionet antiterroriste në mbarë vendin, tha ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya.
Operacionet, të quajtura “Bozdogan-38”, u kryen në katër provinca në të gjithë vendin, përkatësisht Sanliurfa, Hatay, Denizli dhe Konya, tha ministri në platformën e mediave sociale X, pa specifikuar datat e operacioneve.
Yerlikaya tha se të dyshuarit dyshohet se rekrutuan njerëz për grupin, ofruan trajnime dhe mbështetje logjistike.
Ata dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në vend dhe kanë ofruar ndihmë financiare për personat që kanë qenë aktivë në grupe dhe takime organizative.
Qeveria turke e cilësoi ISIS si një organizatë terroriste në vitin 2013 dhe e fajësoi atë për një sërë sulmesh vdekjeprurëse në vend që nga viti 2015.
Në dhjetor të vitit të kaluar, inteligjenca turke dhe forcat e sigurisë kapën një terrorist të lartë të ISIS-it përgjegjës për financat e grupit në një operacion në provincën juglindore të Mersinit të Turqisë.
