Ish-kryeministri italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë një reklamë elektorale për qeverinë
Ish- kryeministri italian, Giuseppe Conte që sot është lideri i 'Lëvizjes 5 Yjet’ në fushatën e tij për zgjedhjet evropiane i është përgjigjur pyetjes së gazetares, Alba Kepi se qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë një reklamë elektorale për qeverinë dhe nuk sjellin asnjë benefit për emigrantët e as për Italinë.
"Qëndrat e emigrantëve në Shqipëri janë një reklamë elektorale për qeverinë. Asnjë benefit nuk sjellin për emigrantët e as për Italinë. E vetmja që mund të përfitojë është Shqipëria.
Këto qendra për të cilat Italia do të shpenzojë më shumë se 600-700 milionë euro nuk do të sjellin asnjë rezultat. Në to nuk do të jenë as 3000 emigrantë në muaj por rreth 1000 emigrantë. Do të dërgohen në Shqipëri me shpenzimet tona. Do të kërkojnë dhe të paktën rreth 200 o më shumë forca policie për t'i shoqëruar në një moment kur kemi një emergjencë të tmerrshme kombëtare sigurie e rendi publik në qëndrat e mëdha urbane si në Milano o në zona më periferike. Do të kenë nevojë dhe për ndërmjetës kulturorë, asistentë shëndetësorë etj. Pra një kosto e madhe për të çuar në Shqipëri 1000 emigrantë e vetëm disa javë e më pas t'i kthejmë në Itali. Këto qendra nuk do të ndryshojnë asgjë në problemin e emigracionit. Shqipëria do të mund të ketë vetëm avantazh, do t'i mbetet në territor dy qëndra emigrantësh të strukturuara mirë. Po kjo nuk është politikë emigracioni. Politika e emigracionit është një gjë serioze që kërkon një qasje me konkrete, më efikase, më bashkëpunuese me vendet e origjinës. Kjo që bën qeveria është një spot elektoral e prandaj dhe italianët nuk shkojnë më të votojnë e nuk duan më të votojnë."
Ish kryeministri Italian Giuseppe Conte, lider i Lëvizjes 5 Yje ka nisur fushatën elektorale për zgjedhjet Europiane 8-9 qershor i është përgjigjur pyetjes së gazetares A.Kepi mbi idenë e i përkrahur dhe nga Europa mbi ngritjen e hot spoteve të emigrantëve në vendet e treta ekstra europiane.
"Politikat e emigracionit zënë një vend të rëndësishëm në programet elektorale të forcave politike italiane në zgjedhjet europiane të 8-9 qershorit.
Lëvizja 5 Yje ka në programin e saj një rrugë të tretë për të zgjidhur krizën e emigrantëve, me idenë e një Europe që braktis qendrat e kushtueshme e jo njerëzore të kampeve e njohjen e statusit të refugjatit në rrugë legale. 5 Yjet kanë në programin për Europën ngritjen e task forcave në vende të treta të sigurta, të përbëra nga përfaqësues të delgacioneve të BE e organizmave ndërkombëtare, që do të ekzaminojnë kërkesën për azil e do garantojnë udhëtimin drejt një vendi të BE në rrugë të sigurta e të ligjshme. Kërkesat do të bazohen në gjuhët zotëruese të azilantit, familjen e familjarët që ka një një vend të BE, si dhe kapacitetin mikpritës e mundësitë e vendit ku do të mund të dërgohet."
/Syri.tv

