VIDEO/ Të gjithë në lot, pamundësia për të takuar vëllezërit dhe motrën, Meritoni ulet në gjunjë dhe qan me ngashërim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2024, 23:47
Pas rrëfimit në linjën e tij të jetës, dy vëllezërit, Alberti dhe Agnisi dhe motra Agnesa kanë surprizuar Meritonin dhe ky i fundit nuk i mbajti dot lotët.
“Vazhdo, je kampion të dua shumë. Mos qaj, të kanë mbetur pak ditë, u kry. Bëhu i fortë edhe pak”- ishte mesazh i vëllezërve të tij.
“Dritë, je krenaria jonë e madhe. Të lumtë për vlerat që ke treguar, ke treguar që respekton një femër deri në pikën e fundit, mos qaj të lutëm. Forca edhe pak ka mbetur”-i tha motra Meritonit.
Nga surpriza e veçantë, janë prekur edhe banorët e tjerë të cilët nuk kanë mbajtur dot lotët.
View this post on Instagram