FOTO/ Dj Dagz i dedikon Einxhelit një tatuazh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2024, 21:03
Dj Dagz dhe Einxhel Shkira u dashuruan në BBV1 në sytë e gjithë publikut dhe janë kthyer në një prej çifteve më të dashur.
Dashuria e tyre është kurorëzuar edhe me një fëmijë, djalin e tyre Trev. Mirëpo, Dagz nuk rezervohet për t’ia shprehur dashurinë hapur Einxhelit.

Madje, tani ai e ka gdhendur edhe në trup. Dagz ka ndarë foton e tatuazhit të tij më të ri, duke bërë tag Einxhelin.
Ai ka zgjedhur të bëjë dy duart e tyre dhe prekjen që e bëri të binte në dashuri me partneren e tij. “Mbase vetëm prekja e një dore…” -ka shkruar ai.

