FOTO+VIDEO/ Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në SHBA siç nuk e keni parë ndonjëherë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka publikuar vetë këtë fotografi nga Teksasi, një moment jashtë kornizës zyrtare të vizitës së saj.

Dhe pa dyshim, znj, Osmani shfaqet e mrekullueshme në stilin amerikan.

FOTO+VIDEO/ Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në SHBA siç nuk

Kujtojmë se po atje, znj Osmani guxoi dhe drejtoi edhe helikopterin, një moment po ashtu që e shfaqi krej ndryshe.

Kujtojmë se presidentja e Osmani, me ftesë të kryeshefes ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit Alice Albgriht mori pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e shënimit të 20-vjetorit të MCC-së, i organizuar në kuadër të Samitit SHBA-Afrikë në Dallas të Teksasit. 

Në tryezën ekzekutive në të cilën kanë marrë pjesë edhe presidentët e Liberisë, Malawit e Cabo Verdes, si dhe me kryeministrat e Mauritanisë e Sierra Leones dhe të përfaqësuesve të shumtë të qeverisë amerikane u diskutua për bashkëpunimin në drejtim të adresimit të sfidave zhvillimore.

FOTO+VIDEO/ Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në SHBA siç nuk

Gjatë qëndrimi në SHBA, Osmani ka takuar edhe politikanë e ish-liderë amerikanë, në mesin e tyre edhe ish-presidentin George W. Bush.