Pushtimi i Rafah, pasoja të tmerrshme, SHBA: Operacioni izraelit do të shkaktonte viktima, nuk mund Hamasin
Zyrtarët e lartë amerikanë lëshuan paralajmërime të forta kundër një pushtimi izraelit të Rafahut , duke parashikuar se një ofensivë e madhe tokësore në qytetin jugor të Gazës do të çonte në viktima civile.
Lufta sipas SHBA do të do të nxiste një kryengritje të Hamasit dhe do të krijonte një vakum pushteti që grupi terrorist më vonë do të kërkonte të mbushte.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan ngritën alarmin pasi Presidenti Joe Biden paralajmëroi ndalimin e mbështetjes ushtarake për Izraelin në rast se pushton Rafahun
Blinken tha të dielën se SHBA beson se Izraeli ka vrarë më shumë civilë sesa terroristë të Hamasit si pjesë e luftës së tij në Gaza dhe se Izraeli duhet të bëjë më shumë për të zbutur vdekjet e civilëve.
“Ndërsa Izraeli ka procese, procedura, rregulla, rregullore që përpiqen të minimizojnë dëmtimet e civilëve, ato nuk janë zbatuar në mënyrë të vazhdueshme dhe efektive”, tha Blinken për CBS.
Por pavarësisht paralajmërimëve të SHBA Izraeli duket i gatshëm të vazhdojë avancimin në qytet dhe ka lëshuar urdhra evakuimi nga qyteti vlerësohet se jaën stehuar mbi 1.4 milion civilë
Të shkosh “me kokë në Rafah” mund të ketë pasoja të tmerrshme, paralajmëroi sekretari amerikan i Shtetit për rrjetin televiziv NBC, duke vijuar se Izraeli se nuk ka asnjë plan specifik izraelit për të mbrojtur.
“Ajo që do të ndodhë edhe nëse Izraeli hyn dhe ndërmerr veprime të rënda në Rafah, do të jetë që me mijëra (militantë) të Hamasit, të armatosur, do të vazhdojnë të mbeten aty”, tha AI
Këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan ndërkohë tha se një operacion izraelit do të shkaktonte "viktima civile", ndërkohë që nuk ka gjasa të eliminojë Hamasin.
Javën e kaluar, Departamenti i Shtetit publikoi një raport ku thuej se është "e arsyeshme të vlerësohet" se armët amerikane janë përdorur nga forcat izraelite në Gaza në mënyra që nuk janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare.
Por raporti nuk tha zyrtarisht se Izraeli ka shkelur ligjin.
