Davkova zyrtarisht presidente e RMV-së, KSHZ shpall rezultatin përfundimtar
Maqedonia e Veriut për herë të parë do të ketë president, post të cilin do ta mbaj Gordana Siljanovska Davkova, e cila është zyrtarisht presidente e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, ku ajo ka marrë 560 mijë vota, ndërsa kundërshtari i saj Pendarovski 251 mijë.
Kjo ishte gara e dytë e Siljanovskës për kreun e shtetit, pasi në vitin 2019 humbi nga po i njëjti kundër-kandidat, Stevo Pendarovski. Në të parën ajo mori 58 mijë vota më pak.
Në fjalimin e saj të parë tha se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve, pa dallim të përkatësisë etnike ose partiake.
Ajo shmangu përgjigjet politike në lidhje me ndryshimet kushtetuese duke iu referuar teorisë të së drejtës.
Sipas Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, mandati i presidentit të shtetit është pesë vjet, me të drejtë vetëm edhe për një rizgjedhje.
Gordana Siljanovska-Davkova është presidentja e gjashtë e Maqedonisë së Veriut.
Pas shpalljes përfundimtare të rezultateve zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, KSHZ-ja duhet të dorëzojë raport në Kuvend për caktimin e seancës për inaugurimin e presidentit të ri, e cila, sipas njoftimeve, do të mbahet të dielën në mesditë.
Ajo duhet të japë një deklaratë solemne para deputetëve të përbërjes së vjetër, pas së cilës fillon mandati i saj. Mandati i presidentit aktuale skadon menjëherë.
