Ekspozitë në ambasadën e Hungarisë ku pasqyrohen momente të diktaturës komuniste
Gulakgu europian është emërtuar ekspozita e hapur në ambasadën e Hungarisë ku pasqyrohen momente të diktaturës komuniste.
Në bashkëpunim me Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri në ceremoni u theksua përballja me të shkuarën.
''Se pari duhet të kuptojmë dhe te perballemi me komunizmin dhe diktaturen.
Filimisht duhet ta njohesh armikun. Regjimi Komunist ishte nje sipermarrje kriminale.
Ideolegjia dhe manifestet e tyre ishin eleminimi i prones private, lirise, shkaterrimi i familjes''.
Sjellje të asaj periudhe u theksuan se shihen edhe sot 34 vite pas rënies së regjimit ndaj u kërkua më shumë angazhim në edukimin e brezit të ri.
''Jam skeptike se si do ta ndryshojme për të ardhmen dhe si do te perballemi me këtë në Shqiperi.
Me brezin e ti qe po shkon perpara pa asnje memorie.Kemi brezat e vjeter qe po vuajne nga humbja e kujteses, ose nuk duan ta kujtojne.
E gjithe puna qe po bejme duket ndonjeher si e pavlerë'', tha Godole.
Në ekspozitë morën pjesë të ftuar nga trupat diplomatike në Shqipëri dhe institucione të ndryshme shtetërore.
