100-vjetori i Jakov Xoxës mbledh artistët në Tiranë/ Mevlan Shanaj: E solli Kosovën këtu, kur Kosova ishte tabu në Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2024, 23:40
Një takim për shkrimtarin Jakov Xoxa është mbajtur në Akademinë e Shkencave në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së tij.
Në fjalën e mbajtur Mevlan Shanaj që prezantoi edhe një dokumentar për të e vlerësoi duke e e quajtur edhe shenjt.
Shaban Sinani rikujtoi interesin për Xoxën në mbarë hapësirën shqiptare.
Nga “Lumi i vdekur” që qe vepra e tij më e njohur te rolet e tij si studiues e njeri i letrave, të pranishmit sollën në vëmendje edhe kontributin që ai pati për një lidhje me Kosovën përmes letërsisë.

