Pjesëmarrja e saj në Eurovizion u shoqërua me protesta, flet përfaqësuesja e Izraelit: Krenare për vendin dhe popullin tim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2024, 21:04
Mes protestave për pjesëmarrjen e saj në Eurovizion, përfaqësuesja e Izraelit Eden Golan falënderon përkrahësit e saj me një postim në rrjetet sociale, pak para paraqitjes së saj në finalen e mbrëmjes së sotme.
“Qëndroj në këtë skenë me kaq shumë krenari. Krenar për këngën tonë dhe punën e palodhur që kemi bërë për të. Krenar për vendin tim dhe popullin e tij”, shkruan ajo, sipas Times of Israel.
“Ndjej dashurinë dhe mbështetjen tuaj nga kilometra larg se asgjë dhe askush nuk mund të më përkulë. Sonte ndaj zërin tonë dhe do të jap performancën më të mirë që mundem. Ju dua”.

