Zhaklin Lekatari: Unë e kam bërë audicionin në Big Brother dhe e kam fituar…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2024, 13:41
Zhaklin Lekatari dikur ka bërë një audicion për të qenë pjesë e Big brother.
Këtë ish opinionistja e ka zbuluar teksa ishte e ftuar në “Cherry on Top” nga ku treguar gjithashtu se kishte marrë një ftesë edhe në edicionin e parë dhe të dytë por nuk e ka pranuar pasi nuk qëndron dot e mbyllur në një ambient.
Bora: Sa herë që të shikoja në rolin e opinionistes mendoja se sa interesante do të ishte po të ishte banore. Por unë zbulova diçka që ti ke bërë dikur një audicion në Big Brother dhe e ke fituar.
Zhaklina: Po e kam fituar audicionin kohë më parë dhe nuk kam shkuar, u ftova edhe në Big Brother Vip 1 dhe 2 por nuk u futa sepse unë nuk qëndroj dot mbyllur dhe nuk dot direktiva se si të sillem apo jo.
