Pas ndarjes, Lumbardh Salihu ka një mesazh për Kader Kicajn dhe rrëfen planet për t’u bërë baba
Në spektaklin e djeshëm, i ftuar në “Në Kurthin e Piter Pan” ka qenë fituesi i edicionit të dytë i “BBVK”, Lumbardh Salihu.
Ai ka marrë një vëmendje të gjerë prej publikut përgjatë këtyre ditëve, sidomos pas aludimeve që ai dhe Kaderi i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre e cila u krijua brenda katër mureve të shtëpisë së “BBVK”.
Një pjesë nga intervista:
Lumbardhi: Nuk është jeta apo lidhja e njëjtë sikur në formatin e “BBVK” që e kam patur por mendoj që nëse e do dikë duhet të luftosh për atë person.
Alketa: Të ta bëjë pyetjen direkte unë? Kaderi si është, është mirë? A dëshiron ti thuash diçka nëpërmjet Piter Panit?
Lumbardhi: Kaderi shpresoj që është mirë dhe kam vetëm një mesazh për të, është një zemër.
Ai foli për familjen e tij teksa u shpreh se ka tre vëllezër dhe një motër.
Ndër të tjera ka treguar dhe planet për martesë dhe për t’u bërë baba por ‘duhet të gjejë gruan njëherë’, tha ai.
“Do doja binjakë. Por duhet të gjej gruan një herë. Edhe prindërit më pyesin se kur do martohem, por nuk e kam ende përgjigjen.”- shprehet ai.
Rikujtojmë se Lumbardhi krijoi një lidhje me Kaderin, ish-konkurrente e “BBVK”, gjatë rrugëtimit të tyre në këtë format, por tani çifti nuk është më me njëri-tjetrin.


