OKB miraton rezolutën për anëtarësimin e Palestinës/ SHBA: Nuk i plotëson kriteret! Cilat shtete votuan kundër?
Një rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) që i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të kësaj organizate të rishqyrtojë anëtarësimin e Palestinës në OKB, u miratua sot me 143 vota pro, nëntë vota kundër dhe 25 abstenime.
Nga vendet e rajonit pro ishin Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Sllovenia ndërsa abstenuan Shqipëria, Kroacia, dhe Maqedonia e Veriut.
Ndër fuqitë e mëdha, rezoluta u mbështet nga Rusia, Kina dhe Franca kurse kundër ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjersa abstenuan Gjermania dhe Britania e Madhe.
Rezoluta i bën thirrje Këshillit të Sigurimit që ta “rishqyrtojë çështjen me prioritet dhe në mënyrë pozitive” ndërsa thekson që Autoriteti Palestinez të pranohet në OKB, duke thënë se “Shteti i Palestinës është i kualifikuar për anëtarësim në Kombet e Bashkuara”.
Përpara fillimit të sesionit të OKB-së, Misioni i SHBA-së në OKB tregoi se nëse rezoluta miratohej dhe aplikimi për anëtarësim dërgohej në Këshillin e Sigurimit, SHBA-të do të vendosnin përsëri veto ndaj saj, duke thënë se “ne presim një rezultat të ngjashëm me atë që ndodhi në muajin prill”, raporton CNN.
NOW: #UNGA adopts resolution enhancing #Palestine's rights and privileges at the United Nations with strong support. Resolution received 143 votes in favor, 9 against, 25 abstentions. @Palestine_UN retains observer state status but will receive almost all rights of a full member… pic.twitter.com/ub460tHBMI
— Rami Ayari (@Raminho) May 10, 2024
