Sulmi ndaj selisë së OKB-së në Jerusalem, BE: Izraeli duhet të garantonte sigurinë, autorët të mbajnë përgjegjësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2024, 16:00
Bashkimi Europian ka reaguar për që raportohet të ketë ndodhur ndaj selisë së OKB-së në Jerusalemin lindor. Përfaqësuesi i politikës së jashtme, Josep Borrell tha se siguria e punonjësve humanitarë është përgjegjësi e Izraelit.
Duke e cilësuar agjencinë e OKB-së si “litar shpëtimi të pazëvendësueshëm” për miliona banorë në Gaza dhe rajon, Borrell bëri thirrje që autorët të mbajnë përgjegjësi.
“Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi. Është përgjegjësi e Izraelit të sigurojë sigurinë e punonjësve humanitarë,” shtoi ai, duke e quajtur agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë një litar shpëtimi të pazëvendësueshëm për miliona në Gaza dhe rajon”- shkruan Borrell në rrjetin social X.