Barcelona blindon super talentin 17-vjeçar, i vendos klauzolë 500 milionë euro

Barcelona do të vazhdojë bashkëpunimin me mbrojtësin Pau Cubarsi deri në vitin 2027, me lajmin që është bërë publik në rrjetet sociale. Për t’u theksuar edhe një klauzola monstruoze e 17 vjeçarit, me vlerë 500 milionë euro.

“FC Barcelona dhe lojtari Pau Cubarsí kanë arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës së tij, e cila do ta lidhë atë me klubin deri më 30 qershor 2027. Klauzola e largimit do të jetë 500 milionë euro.

Mbrojtësi i Barcelonës nënshkroi kontratën e tij të re të enjten në mëngjes nën prezencën e presidentit  ​​Joan Laporta dhe drejtorit sportiv Deco”, shkruan klubi.