Rete 4 për klinikën KEIT: Cilësia e lartë e shërbimeve estetike, me gjysmën e çmimeve
Bashkë me rritjen e turizmit kulturor në Shqipëri, po rritet edhe interesi i të huajve për të marrë shërbime të ndryshme kryesisht ato mjekësore dhe estetike.
Në emisionin Dritto e Rovescio të Paolo del Debbio në Rete 4 të dielën mbrëma, KEIT Day Hospital me qendër në Tiranë, u prezantua si një kompani lider në tregun ndërkombëtar në fushën e kirurgjisë estetike.
Ajo çka e bën tërheqëse KEIT për të huajt, kryesisht italianët, është cilësia e lartë e shërbimeve sipas protokolleve më të rrepta në Europë me çmime shumë herë më të favorshme.

I pyetur nga Rete 4 se si ndodh që çmimet në KEIT janë sa gjysma e atyre në Itali, themeluesi dhe drejtuesi i KEIT, Dr. Skerdilajd Faria tha:
Dr. Skerdi: Arsyeja kryesore janë taksat të cilat janë më të ulëta krahasuar me Italinë që mundësojnë në përballimin e kostove me një çmim më të ulët por pa kompromentuar cilësinë.
Ndërkohë një tjetër televizion italian siç ësht ë La 7, në emisionin 100 minuti, i transmetuar mbrëmjen e së hënës, e ka cilësuar KEIT si një zgjedhje e parë për italianët për ndërhyrjet estetike duke sjellë në fokus historinë e Giulias, një vajzë nga Roma.

E interesuar për zmadhimin e gjoksit, ajo u shpreh se për të njëjtën ndërhyrje në Itali i kanë kërkuar mbi 10 mijë euro, ndërkohë që në KEIT e ka realizuar me pothuajse gjysmën e çmimit ku kishte të përfshira fluturimet, ekzaminimet, ndërhyrjen dhe akomodimin.

Në KEIT punojnë 27 kirurgë italianë ndërkohë që stafi e kalon numrin e 170 punonjësve. Në një kohë kur Italia po përballet me mungesë personeli mjekësor, i pyetur mbi këtë fakt, Dr. Skerdi tha:
Dr. Skerdi: Kirurgët italianë vijnë në KEIT sepse i përzgjedhim, iu krijojmë kushte dhe gjenden mirë.
Dr. Skerdi tregoi për La 7 mënyrën se si funksionon KEIT, planet e së ardhmes për zgjerimin në hapësira por edhe shërbime.
Ndër të tjera, ai përmendi se ndërhyrjet më të kërkuara janë rimodelimi i hundës, rimodelimi i barkut dhe mbjellja e flokëve.
Kujtojmë se KEIT Day Hospital, është i pari spital ditor mbi kirurgjinë estetike në vend dhe tashmë lider në Europë në këtë industri.
