Bushkolaj: Sot Shqipëria falë edhe kësaj qeverie, është një faktor në krimin ndërkombëtar. Raportet përmendin fuqizimin e grupeve shqiptare
Gazetari, Elkier Bushkolaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se sot Shqipëria edhe falë kësaj qeverie është një faktor në krimin ndërkombëtar.
Bushkolaj: Çështja e komisionit ‘’AD Hoc’’ është më shumë cështje fasade.
Korrupsioni është vetëm një ndër hallkat që e ngel Shqipërinë në klasë në raport me integrimin. Kemi edhe probleme të tjera.
Vetë Raporti i DASH të nxorri problemin e kapjes së drejtësisë.
Të nxorri kapjes e medias dhe mungesën e pavarësisë së mediave.
Është një problem shumë më i madh që e tejkalon Shqipërinë, që është krimi ndërkombëtar.
Sot Shqipëria edhe falë kësaj qeverie është një faktor në krimin ndërkombëtar.
Janë vetë raportet e OKB dhe të DASH që përmendin fuqizimin e grupeve shqiptare.
Ndër arsyet kryesore që ata përmendin është lehtësia që atyre i krijon shteti shqiptar për të pastruar paratë e krimit.
