Anterio Kaloshi në regjimin ''41 biss'', avokati kundërshton vendimin dhe kërkon kthimin e të dënuarit në burgun e Burrelit
Gjykata e Posacme i ka kërkuar Prokurorise së Posacme dhe Ministrisë së Drejtësisë që të sjellë prova se cili është shkaku për izolimin në regjimin e posacëm ''41 biss'' të të dënuarit me burg për jetë Anterio Kaloshi.
Gjate debateve në sallë, avokati i Kaloshit kundërshtoi vendimin e ministrit Ulsi Manja dhe kërkoi kthimin e të dënuarit në burgun e Burrelit aty ku ai vuante dënimin për masakrën e Lushnjës.
Pas seancës trupa e GJKKO-së vendosi një datë tjeter shqyrtimi me qëllim lënien kohe Ministrisë së Drejtësise që të përgatis fakte qe sipas tyre Anterio Kaloshi paraqet rrëzikshmëri.
Për Ora News avokati Detar Hysi tha se gjykata veproi në mënyrë të paanshme dhe në objektivitet të plotë.
Sipas tij Kaloshi prej më shumë se 1 muaji po mbahet në regjim të posacshëm.
Ministri Ulsi Manja, me urdhërin nr.127 të datës 2 Prill 2024, ka urdhëruar drejtorinë e burgjeve të izolojë Kaloshin në rregjimin e posaçëm.
Kaloshi është trasnferuar nga burgu i sigurisë së lartë të Burrelit në drejtim të burgut të Peqinit, aty ku është ndërtuar dhe rregjimi “41 biz”.
