Dy shtëpi bari në Tepelenë, konsumi i lartë i energjisë zbuloi bimët narkotike

Dy shtëpi bari janë zbuluar në Tepelenë, ku policia ka gjetur mbi 200 rrënjë kanabisi.

Burimet kanë bërë të ditur se një prej objekteve është zbuluar në qytet, ndërsa tjetra në zonën e Kalivaçit.

Sinjalin për dyshimin e veprimtarisë së paligjshme e kanë ngritur punonjësit e OSHEE në Tiranë, pas kalimit të filtrit të riskut.

Humbjet e larta në rrjet të konsatuara së fundi ka bërë që çështja ti kalojë policisë së Tepelenës, e cila pas kontrolleve ka zbuluar veprimatrinë e paligjshme.

Në objekte u sekuestruan dhe paisjet, llambat aspiratorë etj, që shërbenin për rritjen e bimës narkotike, si dhe u konstatuan lidhjet e paligjshme në rrjet

Në një tjetër objekt, po në Tepelenë, blutë kanë zbuluar një rrjet kompjuterash që shërbenin për prodhimin e kriptomonedhave.

Edhe në këtë rast, për shkak të konsumit të lartë të energjisë që kërkohet për funksionimin e paisjeve elektronike, ishin përdorur lidhjet e paligjshme në rrjet

Burimet kanë bërë të ditur se disa persona u vunë në pranga për të tre objektet ku u zhvillua operacioni, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbuluar edhe persona të tjerë të përfshirë.