Putin betohet për një mandat të ri si president: Rusia është e hapur për të zhvilluar marrëdhënie me Perëndimin. Kushti i vetëm…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2024, 12:25
Vladimir Putin është betuar sot për një mandat të ri gjashtëvjeçar si Presidenti i Rusisë.
Në fjalën e tij ai u shpreh se Moska nuk e përjashton dialogun me Perëndimin, por ai duhet të jetë në kushte të barabarta, raporton Reuters.
Në një fjalim të shkurtër, Putin tha gjithashtu se Rusia ishte e hapur për zhvillimin e marrëdhënieve me vendet e tjera që ai i përshkroi si “shumica e botës”.
“Sistemi shtetëror i Rusisë duhet të jetë rezistent ndaj çdo kërcënimi dhe sfide”, tha ai.
