Organizohet kampionatin 5x5 nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, flasin protagonistët

Futbolli nuk luhet vetëm nga profesionistët. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka organizuar për herë të parë një kampionat minifutbolli 5x5.

Një iniciativë e veçantë, ku punonjësit kanë mundësinë për t’u afruar dhe krijuar miqësi të reja. Në këtë kampionat marrin pjesë 16 ekipe dhe formati është si ai i Champions League. Ekipet janë të ndara në 4 grupe me 4 skuadra.

 Interesante është se në fushë zbresin edhe kampion të mëdhenj si Saimir Patushi, i cili ka fituar shumë trofe në karrierën e tij si profesionist me Tiranën, pa harruar edhe Vllazninë.

Lidhur me këtë aktivitet, foli gazetari Florion Serjani dhe ish-mesfushori Saimir Patushi. Ndeshjet zhvillohen çdo fundjavë dhe shpirti i garës është i lartë.