Lorik Boshnjaku: Me Dinamon fituam në frymën e fundit, ja sekreti i suksesit të Vllaznisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2024, 22:55
Në “Ora Sport” Lorik Boshnjaku lojtar i Vllazninë u shpreh se ishte një fitore me mund shumë të madh dhe me angazhimin e çunave që beson deri në fund.
Boshnjaku: Ishte një fitore me mund shumë të madh dhe me angazhimin e çunave që beson deri në fund. Menduam se mund të arrijmë një fitore dhe na ndihmoi edhe fati, morën rezultatin që mendoj se e merituam. Kur kemi ndeshje vendase kemi përkrahës, sidomos në ndeshjet më të rëndësishme, pasi jemi një qytet që e do futbollin.