Futbolli në zi/ Ndërron jetë trajneri që shpalli Argjentinën kampione bote
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2024, 23:17
César Luis Menotti, ish-trajneri kampion bote me Argjentinën në vitin 1978 ka ndërruar jetë. Menotti mbylli sytë në moshën 85-vjeçare, duke lënë mbrapa një histori të vërtetë suksesi.
“Federata Argjentinase e Futbollit shpreh me keqardhje dhe pikëllim të madh për vdekjen e César Luis Menottit, drejtor aktual i ekipeve kombëtare argjentinase dhe ish-trajner kampion bote. Lamtumirë i dashur Flaco!”, shkruan Federata e Futbollit të Argjentinës.
#ProfundoDolor La Asociación del Fútbol Argentino lamenta informar con enorme tristeza el fallecimiento de César Luis Menotti, actual Director de Selecciones Nacionales y ex técnico Campeón del Mundo de @Argentina.
— AFA (@afa) May 5, 2024
¡Hasta siempre, Flaco querido! pic.twitter.com/mKEPPUzo2l
