Ngjarja e rëndë në Shkodër, Lekli: Ka kaluar në probleme mendore për shkak të dhunës

Në një intervistë për Ora News, psikoterapistja Marsela Lekli analizoi rastin e rëndë në Shkodër ky një 9-vjeçare u gjet e vdekur në lumë, teksa nëna dhe fëmijët rezultojnë të zhdukur.

Ajo shtoi se në këtë rast duhet më shumë hetim se çfarë ka ndodhur, sepse është guxim shumë i madh për të marrë një akt i tillë, çka tregon se personi ka kaluar në probleme të mëdha mendore për shkak të dhunës së rëndë.

Lekli: Kemi trajtuar raste të shumta dhune në familje, ku bashkëshorti u merr jetën në mënyrë mizore, por ky është ndër rastet që nuk gjendet fjalët për ta analizuar. Kemi 3 fëmijë të pafajshëm, që po përfundon në një tragjedi të tillë. Nuk e dimë se pse kjo nënë ka tentuar që t’i marrë jetën vetes dhe fëmijëve të saj.

Në këtë rast duhet më shumë hetim se çfarë ka ndodhur, sepse është guxim shumë i madh për të marrë një akt i tillë, çka tregon se personi ka kaluar në probleme të mëdha mendore për shkak të dhunës së rëndë.