Tirana feston Pashkët, ‘Krishti u ngjall', besimtarët ortodoksë të kryeqytetit kremtojnë Pashkën

Për besimtarët ortodoksë festa më e rëndësishme e kalendarit fetar janë pashkët.

Ndryshe quajtur dhe “Ngjallja e Krishtit” të rinjë e të vjetër dhanë mesazhet për paqe dhe mbarësi si dhe treguan traditën e kësaj feste.

Kjo e dielë ishte e vecantë për besimtarët ortodokse që kremtuan festën e Pashkës që për ta shënon ngjalljen e Krishtit.

Me qirinj në duar iu drejtuan kishave e katedraleve, nga ku u lutën për paqe e begati!

Mesazhet e urimit besimtarët ortodoksë i kishin për të gjitë shqiptarët!

‘’Për të gjithë shqiptarët, kudo që janë gëzuar, ju paça.

Jo lufta më të vrasim njëri tjetrin. Gëzuar të gjithëve, të kenë harmoni.

Treguan dhe ritet që kryhen në festën e pashkëve si dhe simbolet.

‘’Gjaku i Krishtit dhe vezët me ngjyrën e kuqe’’

Pas riteve në Kisha, besimtarët ortodokse e vijojnë festën e Pashkës me drekën tradicionale ku sigurisht në mes të tryezës qëndrojnë vezët e kuqe!.