Ushtria izraelite publikon hartën, ja ku do të evakuohen 100 mijë civilë nga Rafahu lindor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2024, 09:01
Forcat ushtarake izraelite kanë deklaruar se 100 mijë persona pritet të evakuohen nga Rafahu lindor si pjesë e operacionit.
“Njerëzit do të zhvendosen në zona ‘më të sigurta’ humanitare. Nuk ka asnjë afat kohor për një operacion të tillë”, tha një zëdhënës.
Ushtria izraelite ka publikuar edhe një hartë që ilustron evakuimin e përkohshëm të pjesëve të Rafahut lindor në zonën e saj të caktuar humanitare në al Mawasi.
Duke shpallur planin e saj të evakuimit, IDF tha se do të “vazhdojë të ndjekë Hamasin kudo në Gaza” derisa të kthehen të gjithë pengjet.

