Izraeli bombardon Rafahun, ushtria urdhëron palestinezët të evakuohen

Mediat izraelite raportojnë se ushtria izraelite ka filluar të urdhërojë palestinezët që jetojnë në lagjet në lindje të Rafahut që të evakuohen nga zona.

Radio Ushtria e Izraelit tha se urdhri vjen përpara një “sulmi ushtarak” dhe se palestinezëve u thuhet të lëvizin drejt kampeve në zonat Khan Younis dhe al-Maëasi.

Urdhri erdhi pas një nate bombardimesh intensive izraelite në Rafah që u korën jetën 22 personave, përfshirë tetë fëmijë. Në mesin e viktimave ishte një vogëlush shtatë muajsh, i cili kishte lindur në ditët e para të luftës.