Përfshihet nga flakët trageti i linjës Sarandë-Korfuz

Digjet në portin e Sarandës një anije.

Mësohet se anija “Santa” është trageti që bën linjën Sarandë Korfuz.

Kishte rreth 40 minuta që kishte ardhur nga Korfuzi.

Zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje.

Nuk dihet shkaku i zjarrit.

Trageti “Santa” është e kompanisë IONIAN SEAËAYS.

Mësohet gjithashtu se anija nuk kishte njerëz në bord.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion Paraprak

Rreth orës, 12:00, në kalatën e Portit Sarandë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht trageti me emrin “Santa”, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm deme materiale.

Shërbimi zjarrfikës në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare, kanë bërë të mundur evakuimin e pasagjerëve të cilët ishin në pritje për tu imbarkuar në traget dhe shuarjen e zjarrit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe shkakun e rënies së zjarrit.