PËR MJEKIM, 15 KILOMETËR LARG/ Poçemi, pa qendër shëndetësore, edhe muret e godinës të çara
Banorët e Poçemit janë të detyruar të udhëtojnë për 15 kilometër në mënyrë që të marrin shërbimin mjekësor. Qendra shëndetësore e fshatit është tejet e amortizuar dhe nuk ofron asnjë nga kushtet qoftë edhe minimale
Me muret të çarë ku mund edhe të shikosh përmes tyre. e amortizuar dhe në dukje si e braktisur.
Por kjo është qendra shëndetësore e Poçemit.
Në këto kushte është përshtatur një ambient në ambientet e shkollës.

Në këtë fshat jetojnë rreth 50 familje, por thonë se janë të privuar nga kujdesi mjekësor

Në rast të sëmundjeve, apo problemeve të tjera të shëndetit duhet të udhëtojnë për disa kilometra.
Poçemi konsiderohet edhe si një kryqëzim i rëndësishëm për të udhëtuar drejt Tepelenës, Gjirokastrës dhe Sarandës.
Ndaj banorët thonë se qendra shëndetësore është e domosdoshme.

