Veliaj 7 orë në SPAK/ Deputeti i PS-së, Koçi për Ora News: SPAK po bën punën e vet, Republika tashmë me drejtësi
Në një kohë ku shumë zyrtarë dhe politikanë po paraqiten në SPAK, ku rasti më i fundit ishte ai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, deputeti i partisë Socialiste Petro Koçi u shpreh se SPAK po bën punën e vet.
Deputeti i PS-së, Petro Koçi në një intervistë në Ora News u shpreh se tashmë Republika është me drejtësi.
Koçi: Ka një vullnet nga të gjitha forcat politike për të realizuar një Reformë Zgjedhore e cila garanton edhe votën e emigrantëve.
Problemi më i madh mesa kuptoj unë, është se përgjithësisht ngaqë palët nuk kanë besim tek njëra tjetra, nuk arrijnë dot që të vijnë në një zgjidhje ku sistemi që do përdoret të jetë i tillë që garanton besueshmërinë për të gjitha palët.
Këtu besoj se ngec problemi.
SPAK bën punën e vet dhe unë mendoj që tashmë kemi një realitet të ri të Republikës.
Dikur kemi pasur një Republikë pa SPAK, kurse tani kemi një Republikë me SPAK që do të thotë me drejtësi.
Kuptohet nuk është vetëm SPAK, është edhe gjykata e Posacme.
Unë besoj se e gjithë politika duhet ta mbështesë këtë realitet të ri por në fakt nuk ndodh kështu.
Ne kemi Mazhorancën që mbështet Reformën në Drejtësi dhe nuk bën komente për problemet dhe ecurinë konkrete të cështjeve që adreson SPAK.
Nga ana tjetër kemi pot hemi 2 liderat e koalicionit përballë që unë i quaj koalicioni ‘’Beleri’’.
Pra përkatësisht zoti Berisha dhe Meta që njëri e quan SPAK-un organizatë kriminale ndërsa tjetri i drejtohet drejtuesit të SPAK-ut me fjalor ordiner.
