VIDEO/ Polici bie pa ndjenja në protestë, këshilltari i opozitës i jep ndihmën e parë mjekësore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2024, 18:22
Një punonjës policie i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, ka humbur ndjenjat gjatë protestës së qytetarëve tek bashkia e Tiranës.
I thirrur prej orësh që të qëndrojë në diell, për të mbrojtur Erion Veliajn, polici ka humbur ndjenjat duke u shembur në tokë.
I pari që i ka dhënë ndihmën e parë mjekësore ka qenë këshilltari bashkiak i opozitës, doktor Ilir Alimehmeti.
Me pas autoambulanca e ka marre punonjesin e policise per ti dhene ndihme me te specializuar ne spital.
