EMRAT/ Ja kush janë 3 të arrestuarit nga SPAK-u në kuadër të operacionit “Flakë në det” ku u arrestua “Baroni i drogës”

Vijon puna në kuadër të operacionit “Flakë në det” ku u arrestua ‘Baroni i drogës’ Gëzim Çela. Me urdhër të SPAK, u arrestuan tre persona. Konkretisht pas hekurave ranë shtetasit: Alket Deda, Ksenofon Bodo, Selami Lushkaj,

NJOFTIMI I SPAK

Në vijim të veprimeve proceduriale, në lidhje me procedimin penal nr. 185, të vitit 2023, në kuadër të të cilit, është zhvilluar operacioni policor i datës 15.08.2023, i emërtuar “Flakë në det”, ku nëpërmjet detit është tentuar të trafikohet një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 46, datë 29.04.2024, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për caktimin e masës së sigurimit për personat nën hetim A. D., S. L. dhe K. B., si persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Masat e sigurimit ndaj personave nën hetim A.D. S.L. dhe K.B., janë ekzekutuar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në datën 30.04.2024.

Gjatë ekzekutimit të vendimit për caktimin e masave të sigurimit, është ushtruar kontroll në disa banesa dhe subjekte tregtare.

HETIMI I SPAK-ut

EMRAT/ Ja kush janë 3 të arrestuarit nga SPAK-u në kuadër

Alket Deda, Ksenofon Bodo, Selami Lushkaj janë tre përsonat e arrestuar me urdhër të spak si të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Nga zbërthimi i aparatit në pronësi të ish-policit Arlind Ismailukaj janë zbardhur biseda për trafikim drogë në 4 vende: Itali, Greqi, Kosovë dhe Turqi.

Sipas hetimeve nga Prokuroria e Posaçme, grupi në fjalë kanë trafikuar sasi të mëdha heroine, kokaine në gusht 2023.

Në këtë periudhë u zbuluan dhe u dokumentua një rast i një trafiku kokaine që do të shkëmbehej me një sasi lëndë narkotike, ku i përfshirë rezulton edhe i ashtuquajturi “Baroni i drogës”, Gëzim Çela dhe disa persona të tjerë.

Këtoj të fundit pak javë më parë iu sekuestruan disa pasuri që bësohet se që janë ngritur në burime të justifikuar.