Kinë, standarde të reja për mediat sociale për vetë-monitorim aktiv dhe bashkëpunim të shpejtë
Kina ka filluar të shtojë kontrollin ndaj mediave sociale, e kryesisht rrjetit më të madh të prodhuar ndonjëherë prej një kompanie kineze, TikTok teksa e njëjta platformë po has pengesa ligjore edhe me SHBA. Situata vjen në më pak se një javë nga miratimi i ligjit në kongresin amerikan për kufizimin e tij.
Efektet e para pas hyrjes në fuqi të ligjit amerikan që kërkon të ndalojë potencialisht TikTok kanë filluar të ndihen.
Qeveria kineze ka nisur të vendosë kufizime ndaj kompanive të mediave sociale, por ende nuk është e qartë se si do të zbatohen ato.
Ligji i zgjeruar tashmë, i Sekreteve Shtetërore i detyron firmat, përfshirë gjigantët e mediave sociale Tencent, ByteDance dhe Weibo, drejtues të TikTok të ndërmarrin masa për ata që postojnë content/përmbajtje të ndjeshme për publikun.
Ai kërkon që operatorët e rrjetit të monitorojnë informacionin që shpërndahet nga përdoruesit që do të thotë se shumë video ose postime do të fshihen automatikisht.
Një fenomen i ngjashëm ka filluar të aplikohet në disa aplikacione, TikTok ka fshirë qindra audio që ju ngjiten videove që postohen në këtë rrjet.
Këtyre llogarive që do të prekin vijën e kuqe, do tu ruhen të dhënat dhe do të raportohen tek autoritetet.
Ky është përditësimi i parë i ligjit në më shumë se një dekadë e që lidhet edhe me sigurinë kombëtare.
Ndërsa kompanitë e internetit në Kinë tashmë janë subjekt i rregullave strikte, ndryshimet vendosin një standard të ri për vetë-monitorim aktiv dhe bashkëpunim të shpejtë.
Tajvani gjithashtu ka shprehur shqetësime rreth rregullave të reja dhe tha se ato mund të rrezikojnë madje deri tek turizmi.


