1 MAJI, PROTESTA NË TURQI/ Në mbarë botën kërkohen paga e kushte pune
Policia turke ka arrestuar disa persona për mbajtjen e protestave më 1 maj. Protestuesit në qytetin më të madh të Turqisë, u përleshën me policin. Policia ka ndaluar 160 të demonstrues
Këto pamje tregojnë protestat në Turqi këtë 1 Maj. Paga më të larta dhe kushte më të mira pune ishin kërkesat kryesore.
Tentativa për të marshuar drejt sheshit “Taksim” në Stamboll, i cili ishte bllokuar shkaktoi përplasje të sindikalistëve me policinë!
Punëtorët sulmuan me gurë, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës
Shumë efektivë të policisë kanë mbetur të plagosur, e po ashtu një numër protestuesish u shoqëruan në polici.
Presidenti Erdogan përcolli urime për festë!
“Uroj 1 majin Ditën e Punës dhe Solidaritetit, e cila festohet në vendin tonë dhe në të gjithë botën. Përshëndetjet dhe dashurinë time për të gjithë punëtorët dhe vëllezërit dhe motrat e mia punëtorë”, ishte mesazhi i presidentit turk.
Dita ndërkombëtarë e Punëtorë u shënua me protesta edhe në vende të tjera të botës!

