Persona të armatosur sulmojnë xhaminë në Afganistan, të paktën 6 viktima

Të paktën 6 persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një sulmi me armë në një xhami në Afganistan.

Sipas dëshmive, 3 persona hynë në ambientet e brendshme të xhamisë dhe nisën të qëllonin ndaj besimtarëve. Mes viktimave ishte dhe imami i xhamisë dhe një fëmijë i mitur.

Ministri i Brendshëm dënoi ashpër këtë sulm të rëndë, teksa asnjë grupim militant nuk ka marrë përgjegjësinë për të.