Sulm me armë në një xhami në Afganistan, 6 të vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2024, 09:12
Gjashtë persona u vranë dhe një mbeti i plagosur nga një sulm me armë në një xhami në provincën Herat, në perëndim të Afganistanit.
Askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, në një vend ku synohet shpesh komuniteti shiit.
Grupi ISIS-K mori përgjegjësinë për një sulm me bombë të 21 prillit në një minibus në një lagje të Kabulit
Si pasojë e sulmit humbi jetën një person dhe 3 të tjerë mbetën të plagosur.
