Atentat me armë zjarri ndaj 44-vjeçarit shqiptar në Belgjikë, autori me kapuç e qëllon me 4 plumba

Një atentat me armë zjarri i është bëri një 44-vjeçari shqiptar në Belgjikë. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Agustin Kaza nga Mirdita, i cili aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sipas mediave vendase, 44-vjeçari është qëlluar me armë zjarri në trotuarin e një kafeneje në pronësi të një shqiptari mbrëmjen e djeshme (28 prill) në Bruksel rreth orës 22:30.

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara në media, një person me kapuç ecën në trotuar para kafenesë dhe papritmas ka nxjerrë armën nga dora duke qëlluar disa herë ndaj shqiptarit.